Vijon situata e rënduar në Greqi për shkak të shpërthimit të Covid-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore në shtetin fqinj raportojnë për numra të lartë edhe në 24 orët e fundit.
Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik njoftoi 1.882 raste të reja, një numër më i ulët nga një ditë më parë.
Ndërkohë, 622 pacientë gjenden të intubuar, teksa raportohet për 100 vdekje të reja, duke pësuar rritje nga një ditë më parë.
Dje u shënuan 89 viktima, për një total prej 2806 të vdekur që nga nisja e pandemisë.