Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situatë e pazakontë në Tiranë/ Djali s’përmbahet dhe tenton të futet me forcë në dyqan, e dashura telefonon policinë: Alo…më ndihmoni!

Shkruar nga Newsbomb
Situatë e pazakontë në Tiranë/ Djali s’përmbahet

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet. Një djalë ka tentuar të futet me forcë në ambientet e brendshme të një dyqani në zonën e “Komunës së Parisit”, ku paraprakisht dyshohet se ndodhej e dashura e tij.

Pas një telefonate, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë ndaluar hyrjen e tij në dyqan dhe më pas e kanë prangosur të riun, duke e shoqëruar në komisiariat për të dhënë sqarimet e nevojshme rreth ngjarjes.

Vajza, e cila mendohet të ketë njoftuar policinë është marrë në pyetje në komisiariat, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në rrugën “Skënder Luarasi”, për motive të dobëta, shtetasi A. K., 38 vjeç, është konflktuar verbalisht me shtetasen E. T. Gjithashtu ky shtetasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë, për të shmangur shoqërimin e tij.

Shtetasi A. K., aktualisht ndodhet në spital duke marrë ndihmën përkatëse mjekësore, pasi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur. Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll