Situatë e pazakontë në Kakavijë dhe rradhë prej 25 kilometrash, MPJ sqaron: Nuk po i vonon policia doganore, por autoritetet e shëndetësisë

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 14-08-2020 Situatë e pazakontë në Kakavijë dhe rradhë prej 25 kilometrash, MPJ sqaron: Nuk po i vonon policia doganore, por autoritetet e shëndetësisë

Një situatë e pazakonshme siç nuk ka ndodhur kurrë më parë paraqitet në Kakavijë, prej tre ditësh.

Në lidhje me këtë situatë kaotike ka folur edhe Ministria e  Punëve të Jashtme, e cila ka shpjeguar se ka kontaktuar me palën greke dhe është bërë me dije se se vonesat nuk shkaktohen nga policia, po prej autoriteteve shëndetësore.

“Është realizuar takim me drejtues të palës greke dhe theksojmë se problemi në lëvizje nuk krijohet nga autoritetet policore greke apo ato doganore, por nga autoritetet shëndetësore në Pikën e Kalimit Kufitar të palës greke. Teksa në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, puna vijon normalisht.Në Pika Kufitare të tjera, pala Greke nuk kryen procedura hyrje/dalje, për mjete dhe shtetas, por procedon vetëm raste urgjente”,ka saqaruar Ministria e Jashtme për ‘abcnews’.

Kujtojmë që pika doganore në Kakavijë punon nga ora 06:00 deri më 22:00. Prej tre ditësh në pikën doganore janë paraqitur rradhë deri më 25 kilometra.

Ndërsa qytetarët pas orës 22:00 kur dogana mbylllet kanë kaluar natën në makinat e tyre.

Kujtojmë që nga data 17 Gusht 2020, hyrja në Greqi do të lejohet vetem me test negative të Covid-19, i cili duhet të jetë kryer në Shqipëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013238191604614
array(1) { ["section"]=> string(143) "situate-e-pazakonte-ne-kakavije-dhe-rradhe-prej-25-kilometrash-mpj-sqaron-nuk-po-i-vonon-policia-doganore-por-autoritetet-e-shendetesise-217092" }