Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
3.1kmh
40 %
Enj
12 °
Pre
15 °
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
12 °
E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Situatë dramatike në Greqi: Athina e rrethuar nga flakët, shkrumbohen fabrika, shtëpi e stacione elektrike (Zonat e rrezikuara)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata nga zjarret në Greqi ka marrë përmasa të frikshme. Ditën e sotme është raportuar për dhjetra vatra të reja zjarresh që po shkrumbojnë çdo gjë që u del përpara.

Autoritetet greke raportojnë se një person ka humbur jetën sot teksa luftonte me flakët në Ippokratio Politia. Një shtyllë u thye dhe e goditi në kokë.

Situatë jashtëzakonisht serioze edhe një Malakasa, ku autoritetet i kanë bërë thirrje banorëve për evakuuim të menjëhershëm. Zëvendës-drejtori i Emergjencave Civile tha se në këtë zonë është përhapur një front i madh zjarri, raporton newsbomb.al.

Afidnes zjarrfikësit po luftojnë me flakët që kanë përfshirë disa biznese buzë rrugës. Në këtë zonë ka patur shpërthime të forta në një fabrikë alumini të përfshirë nga flakët.

Kryoneri zjarri po përparon me shpejtësi drejt zonave të banuara duke përparuar në pak sekonda në një gjatësi prej 1.5 kilometrash. Kjo vatër zjarri rrezikon të bllokojë rrugën kombëtare Athinë – Lamia.

Zona të mëdha në Atikë janë pa energji elektrike, zjarret kanë djegur shtyllat dhe disa stacione, ndërsa në disa raste, energjia është ndërprerë për të mos krijuar probleme.

Liqenin Marathon është pushtuar nga flakë të mëdha. Autoritetet kanë njoftuar përmes mesazheve në telefona banorët, për t’u evakuuar drejt Grammatiko-së.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img