Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Situatë alarmante në Gjorm të Vlorës: Rrezikohen disa banorë, 5 shtëpi të shkrumbuara nga flakët

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata vijon të mbetet alarmante në fshatin Gjorm të Vlorës ku bëhet me dije se janë shkrumbuar 5 banesa dhe 4 stane me bagëti.

Raportohet se disa familje kanë mbetur të izoluara në stane të rrethuara nga flakët, ndërkohë që ndodhen në rrezik dy vajzat e familjes Memaj.

Menjëherë në vendngjarje përveç zjarrfiksve ka shkuar edhe një ambulancë.

Përveç banesave të djegura janë shkrumbuar dhe parcela të tëra me ullinj dhe vendi është mbuluar nga tymi.

Kryeplaku i fshatit Klodi Sinaj, më herët njoftoi se helikopteri do të ndërhynte dhe se priten forca shtesë na qyteti i Vlorës pë një helikopter të dytë, 2 zjarrëfikëse dhe 40 ushtarë.

Fillimi zjarri nisi në lagjen Neshtë  dhe si pasojë e erërave të forta është përhapur në anën tjetët të lumit dhe flakët kanë marrë përmasa të mëdha.

Më shumë

spot_img