Hapësire reklamuese

Bota

Situata tragjike, anija me emigrant s’lejohet në Tajlandë, prej 10 ditësh në det, pijnë urinën e tyre

Shkruar nga Newsbomb

Emigrantë Myanmar janë duke qëndruar që prej një jave ne një anije në detin Andaman pa bukë e ujë ndërkohë që 10 vete kanë vdekur ndërkohë që të tjerë raportojnë se po pijnë urinë, raporton BBC. 

Barka, e cila 350 vetë të minoritetit mysliman Rohingya, nuk është lejuar të futet në Tajlandë.

Ata që janë në bord i kanë thënë gazetarëve se janë abandonuar nga drejtuesit e barkës ndërkohë që trupat e atyre që kanë vdekur i kanë hedhur në ujë për të shmangur ndonjë epidemic. Indonezia, Malajzia dhe Tajlanda, i kanë kthyer mbrapsh barkat me emigrantë.

Shumica e myslimanëve Rohingya nuk mund të shkojnë pas në Myanmar, i njohur si Burma ku ata nuk njihen si qytetarë të atij vendi dhe persekutohen rregullisht.

Jonathan Head, gazetari që është pranë tyre thotë se njerëzit u thërrasin për t’u dërguar ujë dhe ushqime. “Ka shumë gra dhe fëmijë në anije. Eshtë një anije shumë e vjetër peshkimi që është e mbushur me njerëz” raporton gazetari. “Ne shohim se aty ka njerëz që po pijnë urinën e tyre nga shishet. U hodhëm atyre gjithcka kishim në barkën tonë” raporton gazetari. 

Sondazh

Poll