Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situata shqetësuese nga Covid, Task Forca zbarkon në terren, kontrollon 1 për 1 bizneset (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Gjate kontrolleve te Task Forces

Ndërkohë që situata e Covid vijon të jetë shqetësuese, Task-Forca ka zbritur sot në terren ku po survejon nga afër nëse bizneset po i respektojnë masat e vendosura kundër përhapjes së pandemisë.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot. Janë kontrolluar disa biznese, për vendosjen e maskave që është e detyrueshme në shërbim, respektimin e distancave dhe higjiena, po ashtu elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt.

“Task-Forca çdo ditë në terren për zbatimin e masave antiCOVID në aktivitetet e biznesit. Maska e detyrueshme në shërbim, respektimi i distancave dhe higjiena janë elementë të domosdoshëm për t’u zbatuar nga çdo subjekt.

Gjobë deri në mbyllje aktiviteti dhe ndjekje penale për këdo që thyen rregullat duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve”, shkruhet në videon e shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar 2 viktima dhe 74 raste të reja me Covid.

Ministria e Shëndetësisë e alarmuar thekson se rastet në spitalin Infektiv po shtohen çdo ditë e më tepër. Aktualisht te Infektivi janë shtruar 89 pacientë, 11 në gjendje serioze në terapinë intensive, 1 prej tyre i intubuar në gjendje të rëndë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll