Tirana
mist
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
94 %
1.5kmh
100 %
Die
32 °
Hën
35 °
Mar
37 °
Mër
36 °
Enj
34 °
E diel, 26 Qershor, 2022
spot_img

Situata nuk duket rozë për SHQIPERINE/ Çfarë do të raportohet në 29 maj nga Komisioni Evropian (SHERRI POLITIK DEMTOI PROCESIN)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Evropian do të prezantojë raportin vjetor të progresit për në BE të vendeve candidate të mërkurën e ardhshme në 29 maj.

albsig

spring

Pritet që autoriteti i BE dhe komisioneri respektiv për zgjerimin Johannes Hahn, të kërkojë rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Vlerësimi i Turqisë do të jetë sërish shumë kritik. Ndërkohë që Maqëdonia e Veriut dhe Shqipëria mund të hapin aktualisht negociatat, vendet e BE duhet të vendosin. Një këshill i përgjithshëm i BE – BE dhe ministrat e jashtëm në Luksemburg në 18 qershor, kanë vendosur ti japin udhë. Sipas komisionit evropian, Maqëdonia e Veriut dhe Shqipëria kanë përmbushur kërkesat tenike që vendet e BE vendosën për të dy vendet në 2018 në hapjen e bisedimeve.

Psh, Shkupi me Greqinë, rivendosi emrin nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut dhe gjeti zgjidhjen për një sherr të tejzgjatur për emrin, që ka qenë edhe pengesa më e madhe për anëtarësimin e vendit në BE. Megjithatë, Maqedonia e Veriut ka bërë progress të mirë në reformën juridike, në luftën kundër korrupsionit, kontrollin e shërbiemve inteligjente dhe pajtimin rajonal. Vendi ka firmosur një marrëveshje me Bullgarinë përshembull. Për Shqipërinë, situata nuk nuk duket aq rozë. Edhe pse komisioni i BE do të vërejë progress në një seri reformash në Tiranë. Megjithatë, ka një dozë të madhe skepticizmi për Shqipërinë mes vendeve të BE, duke përfshire edhe termat e luftës ndaj korrupsionit.

Dhe si shtesë, sic ka qenë shpesh rasti, marrëdhënia mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri ka ndryshuar klimën politike. Opozita po bllokon parlamentin dhe zgjdhjet. Aq më tepër qe zgjerimi i BE nuk është një cështje popullore në France dhe në vende të tjera të BE. Presidenti Macron psh, përballet me zgjedhjet e BE nën presionin e Partisë Nacionale të djathtë të Marine Le Pen. Fillimi I negociatave për anëtarësim dhe cdo hap për procesin duhet të ndërmerret me uninanimitet nga 28 vendet e BE. Presidenti I këshillit Nacional Ëolfgang Sobotka priste më shumë përpjekje nga Shqipëria në mars, për të dhënë dritën jeshile për negociatat për anëtarësim me BE.

“Kjo do të kërkojë edhe funksionim të mirë të strukturave shtetërore” thotë ai. Maqedonia e Veriut, nga ana tjetër, është kthyer në një pioniere pas gjetjes së zgjidhjes për emrin dhe sherreve me Greqinë, sepse provoi se mund të zgjidhë konfliktet. Turqia pritet të marrë një tjetër raport kritik nga Komisioni Evropian. KE pritet të shohë një kthim pas në raportin e të mërkurës duke nenvizuar atë që është shkruar në 2018 se vendi ka lëvizur më larg BE për shkak të mungesës së zbatimit të ligjit dhe mungesës së pavarësisë së gjyqësorit. Komisioni Evropian do të listojë edhe kancelimin e zgjedhjeve për kryebashkiakë në Stamboll, pasi kandidati opozitar Ekrem Imamoglu doli I pari nga votimet. (Marrë nga TT, Austri)

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img