Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Situata nga tërmetet, Meta anulon pritjen për festën e Pavarësisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

71b10cd632b13c85e85a0b1b1a9fcd6d

Pas situatës së rëndë dhe gjendjes emergjente për shkak të goditjes nga tërmetet, Presidenti Meta ka anuluar pritjen shtetërore protokollare për festën e Pavarësisë.

Me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare, Presidenca bën me dije se për shkak të situatës alarmante nga tërmetet, presidenti Meta ka vendosur që të anulojë Pritjen Shtetërore në Pallatin e Brigadave me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.

Njoftimi i plotë i Presidencës:  

Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anullojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë planifikuar për në datën 28 nëntor 2019 në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img