Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situata nga moti i keq, Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin: Po dërgojmë pako me ushqime në zonat e bllokuara

Shkruar nga Newsbomb

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një njoftim zyrtar lidhur me situatën e rrugëve në vendin tonë, pas ditëve me temperatura ekstremisht të ulëta.

Sipas njoftimit, të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por në zonat malore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Po ashtu, Forcat e Armatosura po transportojnë 800 pako ushqimore nga Rezervat Materiale të Shtetit për banorët e fshatrave të bllokuar në bashkitë e Vaut të Dejës, Mirditë, Lezhë dhe Kurbin.

Postimi i plotë:

Në të gjithë territorin e vendit mbizotëron mot i kthjellët, me vranësira lokale, i shoqëruar me temperatura të ulëta.

Të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, por në zonat malore rekomandohet përdorimi i gomave dimërore. Në akset rurale të zonave malore është e nevojshëm përdorimi i zinxhirëve.

Forcat e Armatosura janë të angazhuara për hapjen e rrugës së fshatit Trebinjë në Pogradec dhe zonës së Thethit në Shkodër.

Me kërkesë të pushtetit lokal, FA po transportojnë 800 pako ushqimore nga Rezervat Materiale të Shtetit për banorët e fshatrave të bllokuar në bashkitë e Vaut të Dejës, Mirditë, Lezhë dhe Kurbin.

Gjithashtu, trupat dhe mjetet lundruese dhe të kalueshmërisë së lartë të batalionit të I të këmbësorisë dhe atij të mbështetjes rajonale po ndihmojnë lëvizjen e banorëve të njësive administrative Ana e Malit dhe Dajç në bashkinë e Shkodrës.

Forcat e Armatosura mbeten në gatishmëri në të gjithë territorin e vendit për të ndërhyrë në rast nevoje.

2.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu