Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

Situata nga kriminaliteti, Rama: Nuk jam i shqetësuar! Turistët nuk rrezikojnë të vriten rrugëve, trendi është brenda të arsyeshmes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e kriminalitetit në vend, pas dy ngjarjeve të rënda, një aksidenti dhe një konflikti me armë me tetë viktima.

I pyetur nga gazetarët, Rama tha gjatë një deklarate për media se situata nuk është jashtë të arsyeshmes, nëse shihet trendi i ngjarjeve kriminale dhe jo një apo dy ngjarje veçmas.

Rama tha se turistët po vijnë në Shqipëri, dhe ata nuk rrezikohen të vriten rrugëve. “Kjo ekziston vetëm në ekran,” tha Rama.

Pyetje: A jeni i shqetësuar për situatën në vend? Një sërë ngjarjesh me viktima, një numër të madh viktimash, s’kemi Covid, por rreziku është më i madh se të infektohesh nga Covid.

Rama: Unë nuk jam i shqetësuar, që të jemi të qartë. Në aspektin e trendeve të kriminalitetit apo të aksidenteve, sepse trendet shikohen përtej një ngjarje. Mjafton t’i shikoni dhe trendet janë krejt brenda një limiti që përcakton edhe shkallën se si kriminaliteti apo aksidentet ulen apo ngrihen, janë brenda kufijve të arsyeshmes në raport me të përgjithshmen. Natyrisht, ngjarjet e ndodhura janë tronditëse, por për turistët mos kini asnjë merak. Atmosfera e një vendi ku turistët nuk duhet të vijnë se rrezikojnë të vriten rrugëve, është në ekran, jo në realitet. Dhe fakti e tregon që turistët po vijnë. Turistët nuk vijnë nga hëna, vijnë nga vende ku jetohet, ku ka probleme dhe situata të vështira. Dhe një ngjarje, dy, apo tre, nuk përcakton nivelin e sigurisë apo të pasigurisë në një vend. Duhet të kuptojmë mirë se si është dinamika e çdo ngjarjeje dhe me çfarë lidhet.

Më shumë

spot_img
spot_img