Tirana
light rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
30 °
Die
28 °
Hën
30 °
Mar
32 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Situata nga koronavirusi, Greqia shtyn sërish deri më 3 maj mbylljen e Kapshticës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Greqia ka shtyrë sërish hapjen e doganës së Kapshticës për ata që duan të kalojnë në shtetin fqinj.

Shkak janë bërë shifrat e infektimeve në koronavirus. Kujtojmë se ditën e djeshme u raportua se në Greqi kishte hyrë edhe varianti indian i Covid-19.

albsig

Sipas njoftimit, mbyllja e Kapshticës do të shtyhet deri në datën 3 maj.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 03.05.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img