Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Situata nga Covid-19, pneumologu Mezini: Të vaksinohen personat që s’e kanë kaluar virusin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pneumologu Arian Mezini në një intervistë mëngjesin e sotëm ka folur rreth situatës së pandemisë në vend.

Ai është shprehur se për të arritur imunizimin e tufës, duhet që të vaksinohen të gjithë personat që nuk e kanë kaluar koronavirusin.

“Izraeli i ka mbyllur pothuajse të gjitha spitalet e Covidit, ka shumë pak sepse ka imunizuar me anë të vaksinës mbi 50 përqind të popullatës. Duhej të ishte bërë dhe tek ne, kemi shumë pak vaksina por po të shihni dhe shembullin e Britanisë pasi po ecën me ritme të shpejta dhe shifrat ditore janë më pak raste. Është lehtësuar sistemi spitalor dhe brenda Qershorit mund ta mbyllë si histori.”, u shpreh mjeku.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe masat anti-Covid. Mezini tha se duhet të ketë një monitorim të rreptë të masave, në mënyrë që mos te këtë rritje të nurmit të rasteve.

“Për orën policore nuk është se kam dëgjuar të kenë vendet e tjera por janë më strikt në kontrollin e masave dhe mos grumbullimin, ndërkohë që ne mbajmë orë policore dhe aktivitetet apo qendrat tregtare janë të hapura, nuk besoj se luajnë ndonjë rol të madh.”, tha Mezini për “abc e mëngjesit”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img