Hapësire reklamuese

Rajoni

Situata nga Covid-19, Greqia diskuton të shtyjë hapjen e shkollave

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Qeveria greke po diskuton mundësinë e shtyrjes së hapjes së shkollave.

Ministrja e Arsimit Niki Kerameos në një konferencë për shtyp tha se ishte vendosur që shkollat të hapeshin më 7 shtator, por për shkak të rritjes së numrave të të infektuarve me Covid-19 mund të shtyhet.

Ajo është shprehur se vendimi përfundimtar do të merret më 1 shtator.

Kerameos tha se hapja e shkollave do të bëhet në masa të rrepta, bazuar në rekomandimet e ekspertëve. Ajo theksoi se përdorimi i maskës nga nxënësit dhe mësuesit është e detyrueshme në ambientet e mbyllura, përjashtohet rasti në pushimin e drekës.

Lidhur me arsimin e lartë, ministrja tha se studentët do të kthehen rregullisht në auditoret e universiteteve në të gjithë vendin dhe nëse më shumë se 50 nxënës marrin pjesë në leksion, ajo do të bëhet online.

Sakaq, konviktet do të punojnë rregullisht, ndërsa ë bibliotekat nxënësit duhet të përdorin maskën dhe të ruajn distancën prej një metër e gjysmë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll