Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

“Situata në Shqipëri është në përmirësim”, Komiteti deklaratë për masat anti-Covid: ‘Aktivizohet’ përsëri karantina; gjimnazistët kthehen në klasa

spot_img

Lajme të ngjashëm

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendos që Shqipëria të aplikojë përsëri karantinën e deytureshme, për të gjithë personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe nga Greqia, duke qenë se situata në këto vende është e rëndëuar, për shkak të Covid-19.

Gjithashtu, Komiteti ka marrë dhe një vendim të rëndësishëm për gjimnazistët. Ata tashmë mund të kthehen në klasa dhe të vijojnë mësimin fizik.

“- Duke filluar nga dita e nesërme të vendoset karantina për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia, deri më datë 3 maj.

– Nxënësit e gjimnazeve që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë mësim në klasa”, tha Rakacolli.

Shefja e ISHP Albana Fico, tha se “Ulja e numri të shtrimeve, shkon dhe në ulje të numrit të personave në gjendje të rëndë dhe atyre në terapi intensive.” Këtë e konfirmojë dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, i cili tha se numri i personave që kanë pasur nevojë për ndihmë mjekësore ka rënë.

“Të gjithë treguesit kanë rënë. Thirrjet në fakt janë në 2000 nga 1700 që kanë qenë. Pytejet më shumta ishin për vaksinat, llojet e vaksinave. Përsa i përket vizitave, kanë qenë më pak se 300 në 24 orë”, tha Brataj, ndërsa bëri thirrje që të respektohen masat, pasi virusi po përhapet dhe në disa “zona të virgjëra”.

Sipas zv.ministres Mira Rakacolli, situata në vendin tonë është në përmirësim, dhe për këtë tha se kanë ndikuar tre elementë të rëndësishëm. “Situata në Shqipëri paraqitet ndjeshëm në përmirësim. Masat kanë qenë në kohën e duhur. Patjetër, dhe nga një bashkëpunim i mirë me qytetarët. Ka filluar të ndihet dhe efekti i vaksinimit masiv”, përmbylli ajo.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img