Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

“Humbësi kronik i selisë blu dhe personazhi pa seli i listës së zezë”, Edi Rama reagon për herë të parë për dy personazhet Basha – Berisha (E plotë)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Lulzim Basha dhe Sali Berisha në çdo deklaratë të tyre kanë akuzuar njëri-tjetrin se janë shërbëtorë të kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që të njëjtën gjë bënë edhe pak minuta më parë në konferencat për mediat pas protestës së dhunshme në selinë e PD.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale ironizon ata të dy dhe u bën thirrje demokratëve që të bashkohen si qytetarë dhe shqiptarë që t’i japin ç’të munden Shqipërisë.

Rama e quan Bashën një “humbës kronik”, ndërsa Berishën e cilëson si “personazhin pa seli të listës së zezë”.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz.

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!”, shkruan Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img