Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situata në Kumanovë/ Serbia blindon kufinjtë me Kosovën dhe Maqedoninë

Shkruar nga Newsbomb

Serbia ka përforcuar kufinjtë e saj me Kosovën dhe Maqedoninë për shkak të situatës së rënduar që ndodhet sot qyteti i Komanovës në Maqedoni. Mediat serbe njoftojnë se forca shtesë policore janë dërguar në kufirin me Maqedonië, ndërsa në kufirin me Kosovën janë dërguar 450 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Urdhri për të të dërguar më shumë policë në zonat kufitare është dhënë nga Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsa Stefanovic.

Televizioni publik serb ka bërë të ditur se 450 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe janë dërguar afër zonës tokësore të sigurisë me Kosovën.

Ndërkohë për shkak të situatës në Maqedoni Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç nesër në orën 13:00, do të zhvillojë një takim urgjent të Zyrës për Koordinim të Shërbimeve të Sigurisë.

Lexo edhe:

Vriten 5 shqiptarë në Maqedoni, mes tyre një vajzë 8 vjeçe. Zëdhënësi i MPB-së: Ishte grup terrorist, aksioni po vazhdon

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll