Hapësire reklamuese

Rajoni

Situata në kontroll në Kosovë, 9 raste me Covid në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Situata në kontroll në Kosovë, 9 raste me Covid në 24

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar shifrat e fundit lidhur me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë  1.591 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, fatmirësisht nuk ka viktima.

Njoftimi i plotë:

27 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.898 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.614.212 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 761.003 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 1.591 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.758.                                    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 334.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu