Tirana
few clouds
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
1.5kmh
20 %
Mar
21 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Situata në Gjorm është kritike, Peleshi: Kam kërkuar evakuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Situata në fshatin Gjorm të Vlorës duket se është më kritike Era e fortë i ka ndimuar përhapjes së zjarreve gjatë ditës së sotme.

Të paktën 5 shtëpi dhe 3 stane raportohet se janë djegur plotësisht nga flakët, ndërsa ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ka kërkuar evakuuimin e menjëhershëm të të gjithë banorëve.

“Kemi një situatë të vështirë këtu në Gjorm, në Selenicë. Situata është krejt e pafavorshme për shkak të erërave të forta. Kam kërkuar evakuimin e të gjithë banorëve, sa më të shpejtë.

Të mbajmë larg rrezikut njerëzit dhe më pas pasurinë e tyre. Kemi sjellë dy zjarrfikës, nga forcat e armatosura dhe një zjarrfikëse nga Vlora. Shpresojmë që të shmangim më të keqen”, deklaroi Peleshi nga Lumi i Vlorës, ndërsa në sfond dallohej qielli i errësuar nga tymi masiv i zjarreve.

Më shumë

spot_img