Hapësire reklamuese

Bota

Situata kaotike nga Covid, burri detyrohet të çojë në krahë trupin e bashkëshortes në varreza (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Situata kaotike nga Covid, burri detyrohet të çojë në

Covid-19 gjatë ditë të fundit ka goditur rëndë Indinë dhe ka futur të gjithë vendin në një gjendje të jashtëzakonshme. Qindra mijëra qytetarë po raportohen çdo ditë të infektuar me Covid-19 dhe një numër i konsiderueshëm pacientësh nuk po munden të fitojnë betejën e infektimit me koronavirus.

Përveç oksigjenit që mungon nëpër spitale, shtretërve dhe medikamenteve të nevojshme, India po përballet dhe me një tjetër mungesë, atë të automjeteve për të transportuar viktimat në varreza. Pamjet e sigurisë në Indi kanë kapur momentin kur një burrë po mban në duar trupin e pa jetë të bashkëshortes e cila humbi jetën nga Covid.

Ai e ka transportuar trupin e saj pasi askush nuk i ofronte ndihmë nga frika se infektoheshin edhe ata. Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë konstatuar 335 mijë raste të reja.

Sondazh

Poll