Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situata jashtë kontrollit nga COVID/ Manastirliu: Ja 10 rregullat që duhet të ndiqni për një sezon turistik të sigurt

Shkruar nga Newsbomb

4 viktima dhe 93 raste të reja infektimesh nga COVID 19 në 24 orët e fundit.

Sakaq, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i bën apel qytetareve të ndjekin rregullat dhe të zbatojnë në përpikëmeri distancen sociale në mënyrë që qytetarët dhe subjektet të zbatojnë me rigorozitet këto rregulla për një sezon turistik të sigurt.

Ja 10 rregullat që duhen ndjekur sipas videos së publikuar nga Manastirliu:

1. Pastrimi dhe dezinfektimi duhet të zbatohen me rigorozitet në bare, restorante, shezlone dhe në çdo ambient.

2. Në strukturat akomoduese duhet të ruhet distancimi fizik jo më pak se 1.5 meter.

3. Stafi i shërbimit në kontakt me pushuesit apo vizitorët duhet të mbajmë domosdoshmërisht maskë.

4. Kujdes me përdorimin e ashensorit, respektoni distancimin dhe higjenen.

5. Hapësira midis ndenjëseve dhe çadrave të pushuesve duhet jo më pak se 3.5 metër distancë.

6. Shmangni grumbullimet e çdo lloji.

7. Shmangni ambientet e mbyllura, konsumoni ushqim në ambiente të hapura.

8. Mos këmbeni aksesorët e plazhit me të tjerët.

9. Ruani higjenën vetjake dhe kolektive.

10. Nëse keni temperaturë mos u nisni për udhëtim dhe mos frekuentoni plazhin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu