Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situata gjatë pandemisë, Guvernatori Gent Sejko: Janë humbur 17 mijë vende pune, ekonomia varet nga kohëzgjatja e kësaj situate

Shkruar nga Newsbomb

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko në një konferencë për media ka folur për situatën ekonomike në Shqipëri gjatë pandemisë.

Ai tha se rreth 17 mijë persona kanë humbur vendet e punës gjatë pandemisë. Sejko është shprehur se ekonomia e vendit varet nga kohëzgjatja e pandemisë. 

Guverantori i Bankës deklaroi gjithashtu se eksportet gjatë pandemisë u tkurrën më 33%.

“Pandemia e koronavirusit ka goditur ekonominë shqiptare. INSTAT thotë se ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5 përqind, duke rënë eksportet. U rrit papunësia me mbi 11 përqind. Eksportet e mallrave kanë pësuar rënie. Importet u reduktuan me 30 përqind. Janë humbur 17 mijë vende pune. Inflacioni është rritur. Ekonomia shqiptare pritet që të pësojë rënie më 2021. Kjo ecuri ekonomike do të mbështetet nga politikat monetare stimul për ekonominë. Norma e interesit edhe në pandemi mbetet e pandryshuar me 0.5%. Kredia për sektorin privat vijon të shënojë rritje në biznes. Nuk do të ndryshojë norma e interesit në 0.1% deri më 0.9 %,” është shprehur Sejko.

Sejko iu është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve. Njëra nga pyetjet ishte se përse është është rritur sasia e parasë në qarkullim.

Ai është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak se qytetarët kanë preferuar një sasi cash ta lënë jashtë sistemit bankar, ndërsa qytetarët e tjerë kanë tërhequr shuma të madha parash.

“Faktorë kanë qenë masat e izolimit, për këtë arsye qytetarët dhe bizneset kanë preferuar të mbajnë një sasi cash-i jashtë sistemit bankar, kanë tërhequr shuma parash më të mëdha se në kohët e kaluara. Kanë ndikuar dhe masat fiskale të ndërmarra. Është për t'u theksuar që paralelisht gjatë kësaj periudhe depozitat janë rritur. Depozitat janë rritur me 8 mld lekë në sistemin bankar. Banka e Shqipërisë ka hequr komisionin në transaksionet online,” tha Sejko.

Ndër të tjera Sejko tha se marrja e Eurobondit i mundëson Shqipërisë të përballojë situatën e krijuar nga pandemia.

“Marrja e Eurobondit I lehtëson punën bankave të nivelit të dytë. Pra në këtë kontekst ne do ta konsideronim Eurobondin një element pozitiv për ekonominë shqiptare si pasojë e goditjes nga pandemia e Covid-19. Banka e Shqipërisë ka qenë pjesë e ekipit për këshillimin dhe vlerësimin e këtij eurobondi.  Garancia e parë sovrane është në nivelin 530 raste të aprovuara, diku te 51 milionë euro, ndërsa garancia e dytë sovrane është në një nivel më të ulët, 60% qeveria dhe 40% të riskut e merr banka, rreth 50 kredimarës e kanë marrë dhe 65 janë në proces, në total 9 milionë euro,” u shpreh Sejko.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll