Tirana
scattered clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
81 %
1.5kmh
40 %
Hën
7 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

“Situata është boll e ngatërruar”, Rama flet për herë të parë për krizën në Kosovë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d8e8b5c2addfa2ad3bb1e400164c47e3

Kryeministri Rama ka folur për herë të parë për situatën e krizës në Kosovë, ku veç koronavirusit një javë më parë u rrëzua me mocion mosbesimi dhe qeveria e Albin Kurtit.

“Nuk dua të them asnjë fjali se situata në Kosovë është boll e ngatërruar. Dhe çdo fjali e imja do ta ngatërronte dhe më shumë. Unë nuk kam frikë nga keqshfrytëzimi i atyre që them por nuk dua të humb kohë më pas duke shpjeguar se çfarë doja të thoja e si”, tha Rama në emisionin Provokacija të Muç Nanos.

Më tej, Rama tha se nuk ishte i shqetësuar nëse disa aktorë politikë në Kosovë nuk i prisnin mirë deklaratat e tij, pasi kur flet për Kosovën për të është njëlloj sikur flet për Shqipërinë.

“Nuk më shqetson fare fare. Unë kur flas për Kosovën flas njëlloj si për Shqipërinë. Nuk shqetësohem fare se çfarë do thonë. Unë ju kam borxh qytetarëtve të Kosovëës tju them atë që mendoj unë. Pastaj nëse e mendoj mirë apo gabim është tjetër gjë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img