Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Situata e tensionuar në veri, ja takimi i parë mes Kosovës Serbisë në Bruksel

Shkruar nga Newsbomb
Situata e tensionuar në veri, ja takimi i parë mes Kosovës

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë ka konfirmuar se gjatë kësaj jave do të ketë takim në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim do të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, shkruajnë mediet në Kosovë.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, pas vendosjes së reciprocitetit të targave.

“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll