Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
27 %
6.2kmh
0 %
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
27 °
Mar
29 °
E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Situata e tensionuar në Ukrainë, DASH thirrje familjarëve të punonjësve në ambasadës: Të nisin evakuimet sa më shpejt

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Departamenti i Shtetit Amerikan ka urdhëruar familjet e personelit të ambasadës amerikane në Ukrainë që të nisin evakuimin e vendit sa më shpejt, që nga dita e hënë.

Kjo thirrje vjen pas njoftimit të Ambasadës së SHBA në Ukrainë, pasi dje njoftoi se dërgesa e parë e municioneve kishte mbërritur sipas udhëzimeve të Presidentit Biden.

Zyrtarët amerikanë thonë se municionet e armëve të vogla përbëjnë pjesën më të madhe të 200,000 paund të asaj që Departamenti i Shtetit e quan ndihmë vdekjeprurëse, e nevojshme për ushtarët ukrainas në vijën e frontit. 

Zyrtarët amerikanë i thonë gjithashtu Fox se raketat antitank Javelin pritet të mbërrijnë në fillim të javës së ardhshme nga shtetet baltike dhe nga rezervat ushtarake amerikane. Avionët luftarakë rusë të avancuar tashmë kanë mbërritur në Bjellorusi, në veri të Ukrainës. Pentagoni është i shqetësuar se kryeqyteti i Ukrainës është “tani në pikëpyetje”.

Qeveria amerikane po planifikon të transferojë “një ton” armë dhe municione në Ukrainë në ditët në vijim, thonë zyrtarët.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img