Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Situata e stabilizuar nga zjarret në Gjirokastër", Haki Çako: Edhe në botë flakët s'shuhen me kompjuter, kam nevojë edhe unë për pushime

Shkruar nga Newsbomb
"Situata e stabilizuar nga zjarret në Gjirokastër", Haki

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako ka folur për situatën e zjarreve në vend, duke thënë se në qarkun e Gjirokastrës zjarret janë vënë në kontroll.

Ai u shpreh në një lidhje live me "News24" se të gjithë strukturat qendrore dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për shuarjen e vatrave të zjarrit dhe eleminimin e rrezikut, pasi kanë mjete të modernizuara.  

I pyetur lidhur me lajmin që qarkulloi në medie se kreu i emergjencave është me pushime, teksa vendi është "pushtuar" nga zjarret, u shpreh se shteti funksionin me struktura dhe jo emra

"Në të dy qarqet, për Gjirokastrën themi se situata është vënë në kontroll janë angazhuar forcat e policisë dhe emergjencat civile. Fatkeqësisht patëm një humbje jete, por aty vazhdon aksioni nga ajri. Edhe në Karaburun operojnë forcat e FA. Mund të themi se është shmangur rreziku për Parkun Kombëtar të Llogarasë, por jemi ende në proces punë për eleminimin e plotë.

Kemi një plan kombëtar, në varësi të situatave që jepen bëjmë organizimin. Ne kemi ditë që kemi angazhuar dhe angazhojmë strukturat qendrore. Pajisjet dhe uniformat mbrojtëse i kanë efektivët e FA, janë aktivizuar. Zjarri nuk fiket me kompjuter, mjetet rrethanore në momente të caktuara shfrytëzohen. Kuptohet janë në varësi të rrethanave të krijuara. FA ka në dispozicion pajisje moderne, falë edhe ndihmës së partnerëve dhe njësive vendore.

Ka pasur njësi të caktuara me uniformë, ndërsa njësi të tjera mund të jenë me mjete rrethanore. Më e rëndësishme është mobilizimi dhe të gjithë kanë qenë të mobilizuara. Pasojat që vijnë nga zjarret dëmtojnë ekonominë e fermerëve, gjithsesi detyra është e të gjithëve e jo vetëm e shtetit”, u shpreh Haki Çako.

Pyetje: Pushimet tuaja?

Çako: Është një çështje shumë e pakuptimtë, unë si çdo njeri kam një familje dhe kam  nevojat e mia, Por shteti funksionin me struktura dhe jo emra. Të gjithë kanë qenë në krye të detyrës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll