Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Situata e rënduar nga dëbora, Meta: Prej ditësh kam kërkuar të merren masa, por rezultoi se nuk kishim borëpastruese dhe fadroma, kompanitë kontraktore nuk kishin as rezerva kripe (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

99d821b0ee0fa2f15c1d773e50de7a5a

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar Ministrinë e Infrastrukturës se nuk ka marrë masat e nevojshme pas paralajmërimit të IGJEUM për përkeqësimin e motit.

Meta shprehet se në datat 12-13 shkurt rezultoi se ARRSH, Agjencia për Mbrojtjen Civile dhe kompanitë private nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike dhe mjetet për të operuar në hapjen e rrugëve që në orët e para të stuhisë.

Presidenti shprehet se as kompanitë kontraktore nuk kishin rezerva kripe, edhe pse kanë përfituar miliona euro në kontrata.

Meta përsërit apelin ndaj Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë, duke marrë të gjitha masat efikase për furnizimin me bazën e nevojshme të ushqimeve.

Reagimi i plotë:

Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës.

Kujtoj se në datat 7-8 shkurt, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi përkeqësimin e motit, shoqëruar me stuhi të forta. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte shoë me projekte në 3D, në vend që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore.

Në datat 12-13 shkurt rezultoi se asnjë kompani private, as ARRSH dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë.

Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore.

Duke ju referuar edhe paralajmërimit të bërë sot nga IGJEUM, për ngricat që mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor, përsëris apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë, duke marrë të gjitha masat efikase për furnizimin me bazën e nevojshme të ushqimeve, evakuimin në rastet kur kërkohet, si dhe për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore.

MBROJTJA E SHËNDETIT DHE JETËS TË ÇDO QYTETARI DUHET TË JETË PRIORITET ABSOLUT!

151053958_3765385056841073_2557696475445486011_n.jpg

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img