Situata e përmbytjeve në rajonin e Fierit, pas daljes së lumejnve, ka shkaktuar probleme edhe me furnizimin me ujë.
Drejtoria e ujësjellësit në Fier njofton se ka pasur vështirësi me furnizimin me ujë për qytetin për shkak të turbullirave që kanë shkaktuar rreshjet intensive.
Mësohet se stacioni i pompimit në Kafaraj ka pasur vështirësi në filtrimin e ujit dhe kthimin e tij në të pijëshëm për konsumatorët dhe për momentin nuk punon.
Gjendja pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim deri në qetësimin e rreshjeve të shiut.