Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Situata e nxehtë politike dhe takimet urgjente në kryesinë e Kuvendit, Tahiri në sinkron me Ramën: Merremi me punë, jo llafe

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

38c84a5ca30ef9a8fbd7a8f467bfd231

Në një kohë që situata është tejet e tensionuar mes dy aleatëve qeverisës PS-LSI që ka nisur me takime të njëpasnjëshme këtë mëngjes në Kryesinë e Kuvendit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vazhdon i qetë axhendën.

Tahiri madje ka shfrytëzuar një aktivitet publik që ka të bëjë me regjistrimin dhe sistemin e adresave për të thënë se është indiferent ndaj fjalëve.

“Ne merremi me punë dhe jo me llafe “, tha ministri ndërsa pati edhe mbështetjen e kryeministrit Rama, i pranishëm në takim.

“Mos dëgjojnë llafet pa bereqet të atyre që kishin për detyrë ta bënin këtë vend, se kishin mandatin për të qeverisur por jo kokën për të bërë shtet”, tha Rama.

MË SHUMË NGA FJALA E MINISTRIT SAIMIR TAHIRI:

Nuk besoj të jem unë i vetmi por janë madje shumë më tepër qytetarë përditë që thonë se u bënë mbi dy dekada, mbi 20 vite që është e njëjta politikë, të njëjtë njerëz, të njëjtat premtime e  përbetime, e nga ana tjetër shqiptarët kanë po të njëjtat halle, dëgjojnë të njëjtat (shpeshherë) gënjeshtra. Por kanë po të njëjtën shpresë – të cilën e kanë investuar tek ne, kjo qeveri e ky Kryeministër, për të bërë atë që askush nuk e ka bërë më parë. Dhe kjo është një qeveri që rri në detyrë për të bërë saktësisht atë që askush më parë nuk e ka menduar.

Dhe sigurisht çdo reformë që kemi bërë deri më sot, me shumë gjasë edhe kjo, ka debat, zhurmë, akuza. Kjo është normale, sepse ata që janë mësuar të mos bëjnë gjë, kanë frikë nga reformat, nga një Shqipëri më e mirë, nga qytetarë më të informuar, nga një ekonomi familjare më e shëndoshë. Kanë frikë nga një shtet më i drejtë ku të gjithë qytetarët janë të barabartë e ku askush nuk është as i paprekshëm, as i pandëshkueshëm.

Por ne sigurisht i jemi përkushtuar punës. E ndaj i hymë kësaj pune. Dhe tani jemi në fazën finale për zgjidhjen definitive të një problemi historik me adresat në Republikën e Shqipërisë, për të ditur më në fund sa jemi e ku jemi, sa jemi e ku banojmë.

Në këto dy dekada Shqipëria është zhvilluar, është ndërtuar. Dhe kjo kryesisht falë iniciativës së qytetarëve e familjeve që kanë investuar në qendrat e mëdha urbane për një jetë më të mirë. Por sot ka vende, lagje, zona e madje qytete që janë zhvilluar aq shumë sa orientimi me instinkte rrethanore nuk mjafton. Dhe ndërkohë shteti ka mbetur shumë pas duke e kthyer zhvillimin natyral në kaos e rrëmujë. Dhe Shqipëria e llafeve sot është shumë më mbrapa Shqipërisë së përditshme.

Sot ka zona të tëra, për shembull që në letër nuk ekzistojnë fare. Sot ka lagje, gjysmë qytete madje, që për shtetin janë në errësirë, për regjistrat shtetërorë janë në errësirë.

Ndaj sot kemi dy realitete: një ai i përditshmërisë dhe një realitet tjetër që është në regjistrat e shtetit. Shteti në letra, në fakt, është vite në mos dekada në disa zona, shumë më mbrapa nga Shqipëria e vërtetë. Ka në regjistrat shtetërorë mangësi të dhënash. Ka rrëmujë të dhënash. Dhe për zona të tëra ka errësirë.

Sot ka njerëz që kanë lindur me adresa rrethanore: “Pallati me shigjeta”, “Nyja e betonit”, “Fabrika e birrës”, “Fabrika e miellit”. Kanë lindur në këto adresa dhe kanë mbushur 20, 25 vjeç dhe vazhdojnë njohin për adresa po këto. Po “Shqipëria që ne duam” nuk mund të jetë kurrë Shqipëria e adresave rrethanore.

Shqipëria për të cilën po punojmë duke përmbushur besimin që na kanë dhënë shqiptarët nuk mund të jetë kurrë Shqipëria e adresave që nuk ekzistojnë apo edhe atëherë kur ekzistojnë janë ekzaktësisht shfaqja më e shëmtuar e asaj që duhet të lëmë pas.

Dhe në këtë punë e kemi filluar nga themeli. Nuk fillon sot, ka filluar që ditën e parë të detyrës tonë. Detyra numër një ka qenë përcaktimi i modelit të adresës. Dhe pas një pune gati 2-vjeccare, me urdhër të Kryeministrit në një proces konsultativ të gjerë, ku kanë marrë pjesë mbi 20 institucione shtetërore dhe po kështu shoqëria civile, pushteti vendor mbi të gjitha, ne kemi përcaktuar një model definitiv të adresës në Republikën e Shqipërisë.

Modeli i ri i adresës do të përmbajë emrin e bulevardit apo rrugës, rrugicës, sheshit apo parkut, numrin e  ndërtesës, që është element themelor, numrin e hyrjes, numrin e apartamentit, emrin e qytetit ose fshatit, emrin e njësisë administrative, kodin postar dhe emrin e bashkisë.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse është sistemi unik i referencës për të bashkuar më në fund të dhënat që ka Regjistri i Gjendjes Civile. Pra, popullsinë me të dhënat që duhet të ketë regjistri i adresave, duke i dhënë më në fund përgjigje pyetjes: Sa jemi dhe ku banojmë?

Detyra numër dy e jona ka të bëjë me korrigjimin në kohë ose më saktë pasqyrimin në kohë të lëvizjes së popullsisë.

Deri më sot nuk ka qenë detyrim absolut reflektimi në Gjendjen Civile i lëvizjes së popullsisë. Sot ka qytetarë që jetojnë, supozojnë  te “Komuna e Parisit” por ndërkohë gjendjen civile, pra ajo që njeh shteti në letra është Berat, Kukës, Gjirokastër apo Lezhë dhe kjo është shumë e përhapur në qytete të mëdha siç është Tirana apo Durrësi. Kjo duhet të mbyllet njëherë e mirë dhe prandaj ndryshuam ligjin. Dhe prandaj përcaktuam detyrimin absolut për çdo qytetar, që të raportojë ndryshimin e adresës pranë zyrave shtetërore të Gjendjes Civile, sa herë që ndryshon adresën, pra sa herë që ndryshon vendbanimin permanent.

Jo pa shkak kemi lënë një hapësirë 6 mujore në mënyrë që kjo të bëhet falas, sepse ne mirëkuptojmë çdo qytetar që deri dje as e ka njohur detyrimin për t’i reklamuar shtetit ndryshimin e adresës, apo për t’i dhënë shtetit adresën permanente të tij. Sepse ne njohim prapambetjen e njëzet e kusur viteve të kaluara. Ne mirëkuptojmë errësirën e marrëdhënieve qytetar-shtet dhe kjo është arsyeja pse në 6 muajt në vijim duke filluar nga sot, çdo qytetar falas mund të shkojë në Gjendjen Civile dhe të regjistrojë adresën permanente të tij.

Ne nuk do pranojmë në vijim qytetarë që banojnë në mënyrë permanente në Tiranë, por që adresën formale të raportuar në shtet e kanë në një qytet tjetër, apo qoftë edhe në një njësi tjetër brenda qytetit. Është kjo arsyeja që pas 6 muajve qytetarët nuk deklarojnë adresën permanente të tyre, do kenë gjobë pasi ne mendojmë se ky është një detyrim, për sa kohë shteti ka detyrimin t’i shërbejë qytetarëve, minimumi qytetari ka detyrimin të raportojë adresën e tij permanente përball shtetit.

Detyra numër tre është sigurisht më e rëndësishmja, që ka të bëjë me popullimin e regjistrit të adresave. Nga sot 1200 intervistues do të trokasin derë më derë në të gjithë Shqipërinë, për të intervistuar qytetarët dhe për të marrë të dhënat e domosdoshme që kanë të bëjnë me regjistrin e Gjendjes Civile, por mbi të gjitha me regjistrin e adresave. Sepse ne na duhet të kemi të dhëna të plota për çdo qytetar që jeton në Republikën e Shqipërisë dhe kjo është e vetmja mënyrë për t’i shërbyer qytetarëve me transparencë, mbi të gjitha në kohë dhe akoma më shumë pa korrupsion.

Në intervistim përfshihet, pa asnjë dyshim pushteti vendor që ka një rol themelor, jo vetëm në kapacitetin për t’u shërbyer qytetarëve, por mbi të gjitha ka një rol themelor në bashkimin e të dhënave që ka shteti lidhur me Gjendjen Civile dhe lidhur me adresat. Po ne nuk do të pranojmë mungesë përgjigje nga qytetarët, nuk do të pranojmë refuzim, nuk do të pranojmë vakum, ne nuk do të lejojmë që një qytetar të thotë: nuk jap përgjigje, nuk jap të dhëna. Kjo nuk lejohet në një shtet demokratik. Kjo nuk do të lejohet në këtë proces, sepse ne jemi të bindur për ta mbyllur njëherë e mirë përplasjen historike të Shqipërisë në letër, me Shqipërinë në realitet. Dhe është kjo arsyeja pse në këtë proces do përfshihet policia. Dhe në qoftë se një herë, dy herë, tre herë qytetari do refuzojë, atëherë në këtë proces do përfshihet pa asnjë diskutim policia. Sepse qytetari ka detyrimin të raportojë pranë institucioneve shtetërore vendndodhjen e tij permanente. Siç ne kemi detyrimin, siç shteti ka detyrimin, siç institucionet pa asnjë dallim kanë detyrimin t’i shërbejnë qytetarit aty ku ndodhet mundësisht.

Kjo pa asnjë diskutim është reforma më e madhe që kemi ndërmarrë deri më sot. Pa asnjë diskutim korrigjon vakumin, rrëmujën, kaosin e derisotëm. Pa asnjë diskutim, vë shtetin dhe institucionet në detyrimin për t’u shërbyer qytetarëve. Pa asnjë diskutim shton llogaridhënien tonë para qytetarëve.

Ne jemi votuar për punë, jo për fjalë. Dhe ne i dedikohemi punës, jo fjalëve. Ndaj është shumë e domosdoshme që ky proces të shkojë para, duke bërë gjithçka është e mundur që qytetarët më në fund të marrin shërbimet që meritojnë. Dhe ky projekt do të shërbejë ekzaktësisht për këtë.

Unë dua t’ju falënderoj ju që nga sot do filloni këtë proces themelor për vendin, shtetformues. Por dua të falënderoj dhe qytetarët që deri më sot kanë shfaqur vullnetin e tyre për t’iu përgjigjur kësaj nisme dhe t’iu bëj thirrje të gjithë atyre që kanë edhe dyshimin më të vogël, se ky nuk është proces që e bëjmë ne. Është proces që ua kemi detyrim qytetarëve, sot, dhe fëmijëve tanë, nesër.

ra_copy.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img