Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situata e nxehtë e përzgjedhjes së kandidatëve, Yuri Kim LETËR Ramës, Bashës e Kryemadhit: Ju mbani përgjegjësi për ata që zgjidhni, bëni Vetting

Shkruar nga Newsbomb
Kim

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u ka dërguar letër krerëve të partive politike, kryeministrit Edi Rama, kryetares së LSI Monika Kryemadhi dhe kreut të PD Lulzim Basha, në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë.

Në letrën e saj nisur liderëve të partive politike Kim u ka kërkuar që të jenë të përgjegjshëm në përzgjedhjen e kandidatëve dhe të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit.

"Mbani përgjegjësi për kandidatët. Kandidatët për deputetë të kenë integritet moral, të mos jenë subjekt për ligjin e dekriminalizimit. Kryetarët rol kryesor në mbajtje jashtë listave të njerëzve të korruptuar. SHBA është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit", thuhet ndër të tjera në letrën e Kim.

Ambasadorja iu sugjeron liderëve vetting të kandidatëve dhe kualifikim vetëm për ata që respektojnë votuesit.

Kjo letër vjen në një kohë kur partitë ziejnë për përzgjedhjen e listave dhe ka debate të forta në lidhje me seleksionimin e kandidatëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.