Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Situata e ndezur në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës, Meta thirrje dy vendeve: Kapërceni tensionet, vijoni dialogun dhe përmbahuni detyrimeve

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë, pasi qeveria vendosi që mos të lejonte makinat me targa serbe që të hyjin në vend.

Për Metën ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme me Serbinë.

Kreu i shtetit shkruan se të dyja vendet duhet të kapërcejnë tensionet dhe të vijojnë me dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.

“Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë.

Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA”, shkruan Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img