Hapësire reklamuese

Aktualitet

Situata e fëmijëve të prekur nga Covid, shefja e Pediatrisë tregon si paraqitet situata: Janë në gjendje të...

Shkruar nga Newsbomb
Situata e fëmijëve të prekur nga Covid, shefja e Pediatrisë

Mjekja pediatre Gjeoirigjina Kuli ka folur në lidhje me situatën e fëmijëve të cilët janë infektuar nga Covid.

Kuli për mediat ka thënë se situata e fëmijëve të prekur nga koronavirusi paraqitet mesatarisht e mirë dhe asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Fëmijët janë në gjendje të stabilizuar. Fakti që janë në spital gjendja e tyre nuk është në gjendje të rëndë, nuk kanë asistencë për oksigjen, deri tani nuk kemi asnjë fëmijë me komplikacione. Ka fëmijë që ka temperatura të larta deri në 40 gradë, të vjellat dhe diarreja janë prezente. Ka fëmijë që u janë prekur mushkrit dhe duhet të përdorin antibiotik. Si gjendje klinike janë të mesme situata. Komplikacionet të cilat atribuohen kovidit sic është sëmudnja e kavasakit zakonisht nuk manifestohet për fëmijët me sëmundje shoqëruese. Komplikacionet më të rënda kanë qenë tek fëmijët më të shëndetshëm. Tek fëmijët simptomat e Covid apo variantit më të ri Delta janë diare, të vjella dhe temperatura e lartë”, tha ajo.

Mjekja më tej shtoi se 4% e fëmijëve të infektuar janë nga mosha 0 deri në 15 vjeç dhe që prej fillimit të pandemisë dhe deri tani janë regjistruar 200 fëmijë të shtruar.

Gjithashtu Kuli tha se Komiteti Teknik po shqyrton mundësinë që edhe fëmijët ee kësaj grupmoshe të marrin vaksinën.

 “Vaksina është mbrojtëse. Kjo po shqyrtohet për fëmijët dhe më pas aprovohet nga Komiteti Teknik. Mbase mund të mendohet vaksinimi edhe për këtë grupmoshë”, tha ajo.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll