Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

SITUATA E COVID-19/ Durrësi dhe Vlora pa raste aktive, Tirana dhe Kruja qytetet më të prekura

spot_img

Lajme të ngjashëm

1c1f466b801471eb322cf156d906627a

Dy qytete bregdetare të Shqipërisë, si Durrësi dhe Vlora nuk kanë asnjë rast aktiv të personave me koronavirus.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku në njoftimin e përditshëm dallohet se këto dy qytete kanë 0 të infektuar momentalisht.

Durrësi ka patur 42 raste që nga fillimi i pandemisë, ndërsa shënoi edhe viktimën e parë, ndërsa në Vlorë rastet kanë qenë vetëm 5 raste me koronavirus.

Ndërkohë dy qytetet me numrin më të amdh të rasteve aktive janë Tirana dhe Kruja, me 100 dhe 93 raste respektivisht.

Ndërkohë janë disa qytete të tjera që kanë konfirmuar raste më parë, por tani nuk kanë asnjë të infektuar.

Hasi, Puka, Rrogozhina, Tropoja, dhe Mallakastra, nuk kanë asnjë rast të infektuar, ndërsa disa prej këtyre qyteteve janë futur edhe në listën e zonave të gjelbërta.

Gjithsej në Shqipëri ka patur 782 persona të infektuar, 31 prej të cilëve kanë humbur jetën dhe 488 janë shëruar.

Më shumë

spot_img