Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
46 %
1.5kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
23 °
E mërkurë, 28 Shtator, 2022

Situata dramatike përpara se vogëlushi të humbiste jetën, për pak ditë do festonte 4 vjetorin

spot_img

Lajme të ngjashëm

Më datë 7 shkurt vogëlushi A.Nezha do të festonte 4 vjetorin e lindjes, por jeta e tij u ndërpre shumë shpejtë në tragjedinë e ndodhur sot në Tiranë.

Një bombol gazi që përdorej për gatim në ballkon u bë shkak që e gjithë banesa ku ndodhej vogëlushi, mamaja e tij dhe motra vetëm 7 muajshe të përfshihej me shpejtësi nga flakët. Policia dyshon se një rrjedhje gazi dhe më pas një shkëndijë elektrike kanë shkaktuar flakët.

Rebije Nezha po kujdesej për foshnjen brenda në banesë dhe sapo ka parë flakët e ka nxjerrë atë menjëherë në shkallë. Pavarësisht tentativës ajo nuk ka arritur të nxjerrë prej andej dhe djalin e saj.

Amarildo Nezha, babai i viktimës, ndodhej në një dyqan aty pranë kur ka parë flakët që dilnin nga ballkoni i shtëpisë së tij. Menjëherë është nisur drejt katit të 7 të pallatit, ku brenda banesës ndodhej 3 vjeçari.

Flakët e shumta e kanë bërë të pamundur ndërhyrjen e babait dhe ai së bashku me gruan e tij janë asfiksuar si pasojë e tymit të marrë në mushkëri.

As zjarrfikësit nuk kanë bërë të mundur shpëtimin e vogëlushit, trupi i të cilit u gjet vetëm pas shuarjes së flakëve.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img