


Situata e krijuar nga pandemia në Greqi ka bërë që autoritetet greke të marrin masa për të shtyrë bllokimin e lëvizjes së lirë me Shqipërinë dhe vendet e tjera të paktën deri më 30 nëntor.
Kjo do të vlejë edhe për të gjithë shtetet e tjera, me qytetarët që do të duhet të kenë një test negative të COVID-19 të bërë brenda 72 orëve dhe të qëndrojnë 7 ditë në karantinë.
Në vendin fqinj do të lejohen të kalojnë vetëm personat me leje qëndrimi,ata që janë shtetas grekë, shoferët e kamionëve, diplomatët, ambulancat, si dhe punonjësit sezonalë.
Greqia ka vendosur masa të forta kufizuese brenda vendit për qytetarët dhe bizneset, ndërsa qytetarët që nuk i zbatojnë përballen me gjoba nga 300 deri në 500 euro.