Hapësire reklamuese

Rajoni

Situata alarmante në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave me koronavirus gjatë 24 orëve (SHIFRAT E PLOTA)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Situata vijon të jetë e rënduar nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 8 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 401.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 830 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 94 prej tyre.
Sa u përket rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçanë-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërcove-2.

Kujtojmë që deri më tani në Maqedoninë e Veriut e kanë humbur betejën me koronavirusin 401 persona, ndërsa janë infektuar 8624.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu