Tirana
overcast clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
76 %
1kmh
90 %
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
Mër
4 °
E shtunë, 4 Dhjetor, 2021
spot_img

Situata alarmante me mbetjet në Durrës, Rama jep lajmin e shumëpritur për banorët: Këtë javë arrihet marrëveshja, ja kur do kthehet në normalitet

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

14b5307a0586e1d8d4a1e068dfee379b

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme për qytetarët e Durrësit dhe banorët e zonave përreth që prej disa ditësh u ngritën në protesa për djegien e mbetjeve në anë të rrugës dhe vende të tjera jo specifike.

Në emisionin e Eni Vasilit, Rama tha se brenda kësaj jave do të arrihet marrëveshja mes Bashkisë së Durrësit dhe agjencisë shtetërore që mberret me mbetjet atje, dhe javën tjetër situata do jetë krejtësisht e normalizuar.

“Situata do stabilizohet brenda pak ditësh. Sepse na u desh që të rrisnim presionin pozitiv mbi Bashkinë e Durrësit për të finalizuar këtë marrëveshje të rëndësishme. Edhe ajo kishte arsyet e veta të ngurimit për shkak të situatës financiare.

Qysh në krye të herës projekti i integruar është parë si një projekt centralizimi i grumbullimit dhe përpunimit të mbetjeve me standarde europiane dhe në mbrojtje të mjedisit. Brenda pak ditësh situata do jetë e stabilizuar sepse mbetjet do vijnë në Tiranë.

Javën e ardhshme Durrësi do kthehet në normalitetin që ka pasur prej kohësh”, tha Rama.

Kryeministri ka shpjeguar dhe pse situata u bë alarmante dhe u dha të drejt banorëve për shqetësimin që ngritën.

“Kjo e gjitha lidhet me një trasformim të rëndësishëm që ne kemi nisur për të trasnformuar përfundimisht Durrësin nga zona kanceroze e Porto Romanos. Kemi ndërmarrë një projekt ambicioz për krijimin e një parku të madh urban aty ku për dekada ishte një zonë me vargmale plehrash dhe me mbipopullim derrash, derra ne kuptimin e parë të fjalës se ishin kthyer në një kope të madhe aty.

Pas tërmetit e përshpejtuam vënien në lëvizje të projektit duke i përdorur inertete e rrënojave me sistemimin e terrenit atje dhe praktikisht duke filluar transformimin. Po kryejmë një proces negociimi me Bashkinë e Durrësit dhe agjencinë shtetërore që mbulon këtë fushë dhe brenda javës do kemi një arrëveshje përfundimtare për lëvizjen e inerteve të Durrësit drejt Porto Romanos”, përmbylli kryeministri Edi Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img