Tirana
fog
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
93 %
1.5kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
3 °
E martë, 18 Janar, 2022
spot_img

Sistemi i raporteve dhe vërtetimeve shëndetësore tani në e-albania

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Në kaq e kaq vite jemi mësuar të mbartim ndër xhepa e çanta ato të famshmet raporte mjekësore, që i ruanim si sytë e ballit, derisa i dorëzonim tek burimet njerëzore apo në shkollë, për të justifikuar mungesën në ditën e punës a të mësimit. Një vonesë e vogël e dorëzimit të atij raporti mund të na kushtonte heqjen e një dite punë a marrjen e një mungese pa arsye, ndaj edhe ashtu të sëmurë nxitonim ta dorëzonim vetë letrën e firmosur nga mjekut në kohën e duhur apo të gjenin me patjetër dikë që të na e dorëzonte.

Një stërmundim krejt i panevojshëm, që s’do të ekzistojë më, sepse e- albania ka digjitalizuar edhe këtë shërbim për qytetarët shqiptarë: çdo raport dhe vërtetim shëndetësor, do të nënshkruhen elektronikisht dhe po elektronikisht do t’i dërgohen palës së interesuar. Pra s’do të ketë më raporte në letër. Pa diskutim, nënshkrimi i raporteve dhe vërtetimeve shëndetësore do të bëhen fizikisht, pas vizitave të mjekur, por ato do të ngarkohen në sistem dhe do të jenë të aksesueshme në mënyrë digjitale, në sistemin e raporteve e vërtetimeve shëndetësore në e-albania. Ky digjitalizim përvecse shmang abuzimet e gabimet në raporte, do të na kursejë kohë, do të ulë kostot për administratën shtetërore e vet qytetarët si dhe do të lehtësojë krijimin e një arkive dhe baze të dhënash më të qendërzuar.

Ky proces do t’ju mundësojë institucioneve të kenë një ndërveprim më efikas mes tyre ç’ka përkthehet në një ofrim shërbimi më të mirë ndaj qytetarëve. Digjitalizimi i raporteve mjekësore parashikon gjithashtu ndërveprimin me sisteme të tjera informatike, për të përcjellë informacion në kohë reale pranë shkollës (kur nxënësi merr raport, në mënyrë që të kalojë direkt në sistemin SMIP, ku mësuesi ka mundësi ta shohë e ta quajë mungesën me justifikim), pranë ISSH (për përllogaritjen automatike të pagesës së raportit) apo pranë sistemit të burimeve njerëzore të administratës publike dhe bizneseve private. Ne, sigurisht, ju urojmë vetëm shëndet dhe që të mos keni kurrë nevojë për një raport mjekësor. Por, në rast mungese në shkollë apo punë për arsye shëndeti, mos u shqetësoni: e-albania jua bën jetën më të lehtë, më pa stres dhe për rrjedhojë, edhe më të shëndetshme!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img