Hapësire reklamuese

Aktualitet

Siri Kodra e “zhytur” në plehra, qytetari i shqetësuar: Do na zërë ndonjë epidemi

Shkruar nga Newsbomb
Siri Kodra e “zhytur” në plehra, qytetari i shqetësuar: Do

Zv.Kryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorian Teliti, ka postuar pamjet shqetësuese nga kryeqyteti të dërguara në llogarinë e tij nga një qytetar në zonën e Siri Kodrës.

Banori i kësaj zone, i cili paguan taksa për mirëmbajtjen e qytetit të tij, i ka kërkuar Telitit që t’i bëjë thirrje drejtuesve të Bashkisë së Tiranës që të heqin mbeturinat. Krah fotove të koshave të tejmbushur me mbeturina, qytetari ka ngritur shqetësimin se mund t’i zerë ndonjë epidemi nëse vazhdohet kështu.

Postimi i Plotë:

Tirana 2023 Plehrat ne rruge dhe trotuare Pehrat nuk hiqen Shikoni denoncimin e sotem te qytetarit "Pershendetje z. Teliti.

I thoni drejtuesve të bashkisë që të vijnë të heqin plehrat se do na shpërthejë ndonjë epidemi në Tiranë. Rruga Siri Kodra, 200 metra nga unaza. Ora 14.10, dhe po presim prej 24 orësh të hiqen plehrat.

Thuaju të mos I vjedhin fondet për pastrimin e qytetit që ne paguajmë rregullisht. Do shpërthejë ndonjë kolerë këtu, e nuk kanë as ilaçe të na shërojnë, se këta vjedhin lekët e pastrimit dhe të ilaçeve... Jepni alarmin ju lutem..."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese