Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Sipërmarrësi shkon në garazhin që do merrte me qira dhe gjen 50 kg hashash, arrestohet shqiptari

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një sipërmarrës në qytetin e Legnanos, emri i të cilit nuk bëhet me dije, shkoi në garazhin që do të merrte me qira për të parë nëse çdo gjë ishte në rregull,por aty u përball me një surprizë. Brenda gjeti 50 kg marijuanë.

Biznesmeni menjëherë thirri Karabinierët për të raportuar incidentin. Më pas ushtria legnaneze ia la hetimin Guardia di Finanza (ndoshta sepse ata ishin tashmë në gjurmët e autorëve të mundshëm të trafikut të drogës) dhe nga hetimet doli zbuluar një shtetas shqiptar, i cili me disa çelësa hapi derën e sipërme të kutisë së madhe që mbahej në vëzhgim.

Ai u arrestua menjëherë.

I pyetur këtë mëngjes nga gjykatësi Stefano Colombo për hetimet paraprake të Gjykatës së Busto Arsizio, shqiptari tha se ai e kishte mbajtur drogën në emër të disa prej bashkatdhetarëve të tij në Shqipëri, emrat e të cilëve nuk donte të përmendte nga frika e hakmarrjes. Në shkëmbim të ruajtjes së drogës ai do të merrte 2500 euro.

Megjithaste dukej se kanabisi nuk ishte më i konsumueshëm pasi kishte zënë myk.

Gjykatësi vendosi masën e “arrestit me burg” për shqiptarin e arrestuar.

Më shumë

spot_img