Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
48 %
3.6kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
31 °
Die
31 °
E mërkurë, 17 Gusht, 2022
spot_img

“Sinjal katastrofik”, Von Cramon kritika për takimin: Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor ishte dështim i plotë, s’u dhanë asgjë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka quajtur “dështim të plotë” Samitin e Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në Tëitter, Von Cramon ka thënë se mosmarrja e asnjë vendimi pozitiv për vendet e Ballkanit, është sinjal katastrofik. Sipas saj nga kjo situatë është e lumtur vetëm Rusia dhe Vladimir Putini.

albsig

“Ky samit BE-Ballkan Perëndimor ka qenë dështim i madh. Dërgon sinjal katastrofik. Është vetëm një njeri i lumtur nga kjo situatë dhe ai ulet në Kremlin. U thanë të udhëtojnë në Bruksel, të gjashtë vendeve, dhe nuk iu dhanë asgjë, për asgjë. Bosnja nuk e mori statusin e kandidatit, edhe më keq Shqipëria e Maqedonia e Veriut nuk nisën negociatat e pranimit dhe Kosova nuk mori liberalizimin e vizave”.

“Më duhet të pranoj se jam tmerrësisht e zhgënjyer, dhe kur Komisioni Evropian po e quante veten komision gjeopolitik, kjo është shaka”, ka shkruar Von Cramon.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan dje në samitin e mbajtur në Bruksel.

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u ankuan për mungesën e progresit në ofertat e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Po atë ditë, Bashkimi Evropian njoftoi se u ka dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në këtë bllok.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img