Tirana
few clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
1.5kmh
20 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
30 °
Die
31 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

‘Sindikata e Universiteteve kërkon të vaksinohet’, Rama gazetarëve: Ata dhe ju jeni të rrezikuar, por duhet të prisni! Ja kush do të vaksinohen me dozat që mbërrijnë sot

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

799c90ce23aabb1745b7040319bbe9ad

Kryeministri Rama, duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të bëhet me Sindikatën e Punonjësve të Universitetit lidhur me kërkesën e tyre për t’u vaksinuar, tha se ata dhe gazetarët janë të rrezikuar, por duhet të presin.

Kjo për shkak se dozat e vaksinave janë të pakta dhe grupet e riskut janë të përcaktuara. Rama tha se edhe këto 1170 doza që mbërritën sot do të përdoren për bluzat e bardha, dhe për 50 mjekë apo infermierë nga Kosova.

Pyetje: Sindikata e punonjësve të Universiteteve ka kërkuar që të përfshihet në grupin e riskut për t’u vaksinuar në mënyrë që të hyjnë në auditore.

Rama: Po ku hyn sindikata që flet për diçka që është pa lidhje për faktin se kush vaksinohet është e qartë që, të gjithë ata që duan, por cila është radha është po kaq e qartë, në raport me sasitë e vaksinave që kemi në dispozicion. E kuptoj që ata janë të rrezikuar, edhe ju jeni të rrezikuar, por duhet për momentin të ruheni sepse nuk ju ka ardhur radha. Sepse më të rrezikuar janë bluzat e bardha, janë të moshuarit. Ata duhet të shfrytëzojnë këtë moment, që trupa e profesorëve nuk hyjnë në auditore me shumë persona.

Pyetje: Për cilat kategori do të përdoren këto doza dhe na jepni një shifër për koston?

Rama: Nuk mund t’ju japim një kosto sepse kontrata është e mbuluar nga sekreti tregtar. Por ata qafirat e nxorrën një pjesë, i cili ishte draft jo kontratë. Në asnjë vend nuk nxirret çmimi. Do vijojmë me mjekët dhe infermierët. Kur të vijnë dozat e tjera do vijojmë dhe me kategoritë e tjera.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img