Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
34 %
2.1kmh
0 %
Sht
37 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
36 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

Simptomat e lisë së majmunit dhe si të mbroheni nga sëmundja që rrezikon jetën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtatë raste të lisë së majmunëve janë konfirmuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga 7 maji. Infeksioni është një virus vdekjeprurës që është më i zakonshmi në Afrikën Qendrore dhe Perëndimore dhe transmetimi nga njeriu në njeri është relativisht i rrallë.

Sidoqoftë, është ende jetike të qëndroni vigjilentë dhe të kujdeseni për ndonjë shenjë të qartë infeksioni. Lija e majmunëve ka simptoma të ngjashme me linë e zakonshme.

albsig

spring

“Lija e majmunit ndan shumë simptoma me linë. Disa nga simptomat më të zakonshme të të dyja gjendjeve përfshijnë të dridhura, dhimbje shpine, dhimbje muskujsh, dhimbje koke, rraskapitje dhe ethe. Simptoma kryesore treguese që mund t’ju ndihmojë të bëni dallimin midis lisë dhe lisë së majmunit janë nyjat limfatike të fryra”, ka thënë drejtori klinik i “Medicine Direct”, Hussain Abdeh.

“Lija e majmunit mund të shkaktojë që nyjat limfatike të fryhen, por lija jo. Pavarësisht numrit në rritje të rasteve, rreziku për publikun në Mbretërinë e Bashkuar është ende relativisht i vogël”, shtoi ai. “Për të mbajtur në minimum rrezikun e prekjes nga lija e majmunëve, duhet të lani rregullisht duart me sapun dhe ujë.”

Një nga shenjat më të zakonshme të infeksionit nga lija e majmunit është skuqja karakteristike. Ju mund të zhvilloni një temperaturë të lartë, dhimbje muskujsh dhe gjëndra të fryra, përpara se të shfaqet skuqja.

“Kur dilni, mbani me vete një shishe dezinfektues duarsh. Natyrisht, është e rëndësishme të qëndroni larg kafshëve të ngordhura gjithashtu. Shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që njihni që ka linë e majmunit”, është shprehur Hussain Abdeh.

Zakonisht fillon në fytyrë, përpara se të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Lija e majmunit mund të ngatërrohet në fillim me linë e dhenve, pasi fillon si flluska të ngritura.

Pas një kohe, këto flluska mbushen me lëng dhe përfundimisht bien. Është një sëmundje e lehtë vetë kufizuese dhe shumica e njerëzve shërohen pas vetëm disa javësh. Por, në disa raste, mund të çojë në sëmundje të rënda, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img