Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Simptoma deri në tre ditë, flasin mësuesit shqiptarë që kanë bërë vaksinën AstraZeneca: Ethe të forta, këputje dhe temperaturë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

0fa52de8f61cea4c7cb7feb4fb297b2a

Vaksinimi i mësuesve në vendin tonë nisi tre ditë më parë, pasi në Shqipëri mbërriti një prej ngarkesave më të mëdha me vaksina deri më tani, plot 38,400 doza.

Por qëlloi që mësuesit të marrin vaksinën e kompanisë AstraZeneca, në një kohë kur në Europë ishin raportuar efekte të rënda anësore deri në humbje jete nga kjo vaksinë, dhe paniku ishte tepër i madh.

Të shumtë ishin ata mësues që me entuziazëm e pritën vaksinën, por pati edhe të tjerë që e refuzuan. Frika ishte se vaksina e AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku. Agjencia Europiane e Barnave do t’i jepte fund dyshimeve vetëm një ditë më parë, duke deklaruar se vaksina është e sigurtë dhe efektive, gjthsesi, efektet anësore nuk mund të përjashtohen, si edhe te çdo barnë tjetër.

Disa prej mësuesve shqiptarë që kanë kryer vaksinën e AstraZeneca kanë rrëfyer eksperiencën e tyre, raporton Newsbomb.al. Në pjesën më të madhe vihen re ato efekte anësore që konsiderohen normale pas çdo vaksine, në këtë rast ato simptoma të ngjashme me gripin si temperatura e 38 gradë, ethe, këputje dhe marrje mendsh.

Ata thonë se simptomat kanë zgjatur nga një në tre ditë, ndërsa më pas çdo gjë është kthyer në normalitet.

“Nuk e kisha kaluar isha me 0 antitrupa, mezi prita ta bëja. Pas 12 orësh kisha temperaturë, ethe dhe dhimbje stomaku. Dita e tretë kaluan simtomat”, shprehet mësuese Klara e shkollës 9-vjeçare në Fier.

Mësuese Belinda thotë se dy ditë më parë e ka marrë vaksinën AstraZeneca, dhe ka patur vetëm ethe. “E bëra para 2 ditësh kam pasur ethe vetëm kaq”.

Por ka edhe nga ata që e kanë refuzuar, madje këshillojnë edhe të tjerët të mos e bëjnë.

“Ka plot njerëz që çfardo të ju kërkohet ata janë gjithmonë gati të pranojnë dhe nuk habitem për asgjë”, thotë Bledar P., raporton Newsbomb.al.

Mësuese Vjollca thotë se i gjithë kolektivi e bëri vaksinën anti-Covid. Ajo këshillon kolegët të mos e refuzojnë, pasi dëmi mund nga virusi mund të jetë tepër i madh.

“Dje e bëmë të gjithë si kolektiv, sot të gjithë në punë…Asnje mungesë pak shqetësime të vogla disa patën. Ta refuzosh është shumë gabim para dëmit që mund të keni nga Covid-i”.

Edhe mësues Bardhoku nga Puka, si shumë kolegët e tij thotë se e ka bërë vaksinën dhe nuk ka hasur shqetësime. “Po dhe skam pas asnjë shqetësim”.

“Shoqja ime pati temperaturë 39 për 2 ditë”, thotë mësuese Lindita.

Mësuese Linda tregon eskperiencën e saj, pas kryerjes së vaksinës, ndërsa thotë se në janar e ka kaluar koronavirusin.

“E bëra dhe unë. Në fund të janarit kisha kaluar Covid. 24 orët e para më dha ethe të forta dhe dhimbje të gjithë trupit. Dy ditë më pas tre herë në ditë mora paracetamol dhe brufen. Pas tre ditësh. Gjithçka ok të shohim. Por një këshillë kur e bëni vaksinën mos prisni tu fillojnë simtomat merrni parcetamol pas 3-4 orësh”, shprehet ajo, raporton Newsbomb.al.

Procesi i vaksinimit të mësuesve është duke vijuar, ndërsa deri tani, dozën e parë të vaksinës e kanë marrë 6120 arsimtarë dhe për fat të mirë pa asnjë komplikacion serioz përveç simptomave të lartpërmendura. /Newsbomb.al

Më shumë

spot_img
spot_img