Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Silvi Bardhi publikon pamjet: Asfalti elektoral shkatërrohet para zgjedhjeve! Voto Belindin për t'i kthyer shpresën Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
Silvi Bardhi publikon pamjet: Asfalti elektoral shkatërrohet para

Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit për Bashkinë e Tiranës, ka denoncuar atë që e quan asfalt elektoral në kryeqytet. Ajo ndan pamje nga rruga "Siri Kodra", ku shihet gjendja në të cilën është katandisur asfalti i hedhur për fushatë.

"Nuk ka shembull më të mirë për qytetarët që jetojnë tek "Nënstacioni Elektrik", në rrugën "Siri Kodra", teksa do i drejtohen kutive të votimit, të pavendosur se kë duhet të votojnë.

Kjo është rruga e shtruar me asfaltin elektoral që i drejton drejt qendrës së votimit dhe flet më shumë se fjalimi më i bukur i fushatës apo propaganda më e egër dhe manipuluese. Kjo rrugë bërtet trishtim me heshtjen e saj. Ndaj t'ia kthejmë shpresën Tiranës", shkruan Silvi Bardhi.

Ajo bën thirrje për të votuar Belind Këlliçin, të dielën më 14 Maj:

✅ Voto Belind Këlliçi n Nr.5

✅ Koalicioni "Bashkë Fitojmë" Nr.1

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese