Hapësire reklamuese

Showbiz

Silvana Bushati e zhgënjyer, zbulon shumën qesharake që një sportist merr në Shqipëri: Nuk blejmë dot as atletet

Shkruar nga Newsbomb
Silvana Bushati e zhgënjyer, zbulon shumën qesharake që një

Silvana Bushati është një ndër vajzat më të komentuara, përveçse në botën e modës, politikës ajo është dhe një sportise mjaft e zonja.

Për të gjithë ju që nuk e dini, Silvana më herët është marrë me volejboll, sport të cilin nuk do ja këshillonte brezave të rinj, për të vetmen arsye se në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu si duhet.

Paga është mjaft e ulët dhe sipas saj me një rrogë të tillë “nuk mund të blesh as një palë atlete”.

“Unë nuk do t’ia jepja vajzës time volejbollin. Me dëshirën time jo. Ajo e do shumë volejbollin se më sheh kur luaj, por jo.Për mua është humbje kohe.Nuk ka asnjë të ardhme, asgjë. Nëse do t’i përkushtohemi 100% volejbollit nuk do të ketë mundësi të bëjë diçka tjetër për veten, por edhe të ardhurat. Të luash për 250 mijë Lekë në muaj nuk ia vlen.Të jem e sinqertë, flas sepse e dua sportin me gjithë shpirt, por me një rrogë të tillë sa nuk kanë mundësi të blejnë as atletet, më vjen keq që të luajë. Ka shumë nevojë për mbështetje”, tha Silvana në emisionin “Rudina”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll