Hapësire reklamuese

Politikë

Silva Bino tha “4 prilli është data e prodhimit dhe jo skandencës”, Tritan Shehu nuk i ndahet: Pse Rama i priti në 25 mars, para se të prodhoheshin?

Shkruar nga Newsbomb

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu nuk i ndahet shefes së ISHP-së, Silva Bino lidhur me debatin që po zhvillohet mes tyre, për vaksinat anti-Covid.

Tritan Shehu thotë se ato kanë skaduar që në 4 prill, ndërsa Bino sqaroi se ajo është data e prodhimit dhe ambalazhimit, dhe jo e skadencës.

Ndërkohë ish-ministri pyet Binon se nëse janë prodhuar që në 4 prill, pse Rama doli dhe i priti që në 25 mars?

Reagimi i Tritan Shehut

Genjeshtra me bisht te zedhenesve te Rames per vaksinat e skaduara kineze te shkruara ne turqisht dhe pa asnje certifikim nderkombetar!

Lexoj tashti nje justifikim qesharak:

Data 4/04/2021 qenka data e prodhimit e jo skadences!,

Atehere ku eshte shkruar data e skadences!?

Cdo medikament ne radhe te pare, te dukeshme ka daten e skadences, te prodhimit mund ose jo ta kete, ky eshte nje detyrim ligjor.

Keta vaksina sipas tellalleve qenka prodhuar me 4 prill...

Si eshte e mundur qe po keto jane konstatuar edhe ne Berat me 17 prill!

Si e pse keto u prodhuan, u eksportuan e arriten ne Berat ne pak dite, kur sipas tellalleve koha u priste se “skadojne” me shkurt te 2022!?

Nga ana tjeter vete Rama del e i pret ne Rinas me 25 mars....para prodhimit sipas tellalleve!

Pra sic duket ato kane arritur ne Shqiperi ne fund te skadimit, kur duheshin shkaterruar!

E tashme u injektohen shqiptareve jo vetem te pa certifikuara, por dhe te skaduara.

Pa asnje dyshim kjo ceshtje kerkon nje bllokim te ketij kontigjenti e hetim te plote.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.