Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
41 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Silva Bino: Personat që fituan betejën me Covid-19 mund ta marrin injeksionin pas…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e12e8483e9d12c8952b42600810c6a13

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino është në mesin e personave që fatmirësisht e kanë fituar betejën me Covid-19.  

Pavarësisht kësaj, ajo ka pranuar se do ta marrë vaksinën e koronavirusit pasi thotë se nuk dihet ende nëse anti-trupat janë mbrojtës.

Në emisionin Opinion, Bino tha se personat që e kanë kaluar Covid-19 mund ta marrin vaksinën 3 muaj nga dita që është ‘i pastër’.

“Akoma nuk e kam bërë vaksinën. Nuk e kam bërë akoma. Patjetër që do e bëj. Po e kam kaluar Covid-in por pavarësisht kësaj do e bëj vaksinën. Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covid-in. Nuk ka asnjë lloj problemi edhe nëse ke ende në trup antitrupa. Nuk tejngopemi asnjëherë me antitrupa. Nuk e dijmë se sa mbrojtës janë këto trupa për individët që ne i masim në testet seriologjike. Kjo bëhet për vetë faktin se ne nuk e dijmë se sa mbrojtës janë këto antitrupa. Mund ta shtyjsh nëse je vetëm 3 muaj brenda kohës pasi e ke kaluar koronavirusin,” tha Bino.

Më shumë

spot_img
spot_img