Hapësire reklamuese

Aktualitet

Siguronin EURO false nga Italia dhe mashtronin bizneset në Tiranë, prangosen dy të rinjtë krutanë

Shkruar nga Newsbomb
Siguronin EURO false nga Italia dhe mashtronin bizneset në Tiranë,

Dy persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar "Konvertimi", pasi akuzohen se siguronin euro të falsifikuara dhe i hidhnin në treg.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Konvertimi” Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3. Vihen në pranga 2 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë. Këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu