Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
57 %
4.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Sigurimet/ Rritet paga minimale, punonjësit do paguajnë 770 lekë më shumë

Lajme të ngjashëm

Të gjithë personat e punësuar dhe të vetpunësuar do të paguajnë tani e tutje më shumë para për sigurimet e tyre shoqërore e shëndetësore. Rritja do të jetë 770 lekë dhe vjen si rezultat i rritjes së pagës minimale, nga 19 mijë e 406 lekë në 22 mijë lekë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave ka vendosur të ndryshojë pagën minimale, e cila për rrjedhojë do të ndikojë edhe tek masa e ndalesave për pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ky ndryshim do të sjellë rritje të pagesave, duke “dëmtuar” më shumë të vetpunësuarit, të cilët e paguajnë vetë të gjithë shumën e detyrimit.

Vendimi më i ri i qeverisë mban të pandryshuar vetëm paga e të vetpunësuarëve në bujqësi, e cila mbetet 4620 lekë.


Më shumë